Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arsenali kërkon pasuesin e Ramseyt në Itali

Me Aaron Ramsey, i cili duket se do të largohet si një lojtar i lirë verën e ardhshme, Arsenal ka nisur të kërkojë për zëvendësuesin e tij. Emri më i fundit në listën e trajnerit Unai Emery është ai i mesfushorit të Napolit, Piotr Zielinski.

Polaku gjatë merkatos së verës ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea, por ofertat e bluve u refuzuan nga italianët. Edhe për “topçinjtë” e Arsenal nuk do të jetë e lehtë që ta shkëpusin 24-vjeçarin nga të kaltrit, pasi në “San Paolo” ai shikohet si pasuesi ideal i Marek Hamsik në mesfushë.

Për më tepër, me Ancelottin në stol, Zielinski ka gjetur shumë hapësira në formacion, duke u aktivizuar në pozicione të ndryshme të fushës, çka e bën atë një lojtar xholi për skemat e teknikut napolitan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...