Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Arsenali klub i madh”, Jorginho: Ndodhem këtu prej Artetës

Jorginho ishte dhurata e fundit e drejtuesve të Arsenalit për trajnerin Mikel Arteta. Mesfushori italian u transferua nga Chelsea te kryesuesit e Premier League për 15 milionë euro.

31-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2024 me Arsenalin, aty ku shkon të ndihmojë skuadrën për të fituar Premier League. Blerja e tij gëzon Artetën, i cili tha këto fjalë në lidhje me kampionin e Europës.

Jorginho është një mesfushor inteligjent, ai ka aftësitë e një lideri dhe ka një eksperiencë të madhe në Premier League dhe arenën ndërkombëtare.

Po flasim për një futbollist që ka fituar shumë, por ai ka ende urinë dhe gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij tek Arsenali. Jemi të lumtur që firmosëm me Jorginhon”, u shpreh Arteta.

Vetë lojtari i kombëtares italiane, tha këto fjalë pas firmës: “E di që Arteta është përpjekur të më marrë në ekip edhe më parë, por nuk ia doli kurrë për shkaqe të ndryshme.

Ai kishte një ndikim të madh në ardhjen time këtu. Mezi po pres të filloj këtë aventurë dhe të zbres në fushë. Transferimi im ndodhi shumë shpejt, u befasova edhe vetë, por ia dola ta shfrytëzoja rastin.

Fanella e Arsenalit është shumë e rëndësishme, kam ardhur në një klub të madh dhe po e pres me padurim debutimin tim”, deklaroi qendërmesfushori, i cili më parë ka luajtur me Chelsea, Napoli e Hellas Verona.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...