Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali merr “ok” nga ish-i i Realit, rinovimi çështje kohe

Arsenali është plot “yje” që garantojnë të ardhmen., por ka dy liderë të mëdhenj: Mikel Artetën në stol dhe Martin Ødegaardin në fushë. Të dy, dorë për dore, kanë revolucionarizuar skuadrën e “Topçinjve” deri në atë pikë sa kanë mundur të rivalizojnë për titullin me Manchester City-n e Pep Guardiolës.

Mesfushori norvegjez është shndërruar në pikë kyçe e skuadrës dhe për këtë drejtuesit duan ta shpërblejnë me kontratë të re.

Në fillim u “blinduan” Bukayo Saka, Aaron Ramsdale dhe Gabriel Martinelli, ndërsa objektivi të radhës është Martin Ødegaard.

E tillë është harmonia që ekziston mes klubit dhe lojtarit, saqë në paraqitjen para duelit të kësaj fundjave kundër Evertonit, Mikel Arteta foli për negociatat që po zhvillohen.

“Ai është kapiteni ynë, një lojtar i rëndësishëm për ne. Për të tashmen dhe të ardhmen.

Lexoni edhe:

Jemi shumë të lumtur që e kemi dhe duam që ai të vazhdojë këtu për një kohë të gjatë. Rinovimi? Unë jam optimist. Jemi shumë afër, kur të konfirmohet, do ta shpallim”, pranoi trajneri spanjoll.

Aktualisht, Martin Ødegaard ka kontratë deri në qershor 2025 me një pagë 115,000 stërlina në javë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Arsenali ka marrë përgjigje pozitive nga Martin Ødegaard dhe ekipi i tij në lidhje me zgjatjen e kontratës. Është çështje kohe që të arrihet një marrëveshje për kontratën e re”.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...