Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali në formë, mposht me përmbysje Leicester-in!

Pas kualifikimit me përmbysje ndaj Benficas në Europa League, Arsenali i Mikel Artetës mori një tjetër fitore të madhe teksa arriti të triumfonte brenda në King Power Stadium përballë Leicester City-t me rezultatin 1-3 në një ndeshje në të cilën e pa veten shumë shpejt në disavantazh. Pas vetëm 6 minutash dhelpërat e Brendan Rodgers zhbllokuan shifrat me një gol të bukur të mesfushorit belg Tielemans. Vetëm kaq për Leicester në këtë sfidë sepse më pas sfida foli e gjitha për Arsenalin që barazoi në minutën e 39-të me një gol me kokë të David Luiz ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Lacazette shënoi golin e avantazhit me 11-metërsh për Arsenalin. Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 52-të mendoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, për të vulosur suksesin e topçinjëve me Arsenalin që shënoi edhe të 3-in rezultat të cilin e administroi deri në fund në mënyrën më të mirë të mundshme duke u ngjitur në kuotën e 37 pikëve.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...