Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali në krizë, e përmbys Bournemouthi

Tjetër rezultat zhgënjyes i Arsenalit, këtë radhë në fushën e Bournemouthit. Skuadra që drejtohet nga Wenger u mposht 2-1 në “Vitality Stadium”, duke dhënë sinjale të qarta se pa Alexis Sanchez e Mesut Ozil, që pritet të largohen nga “topçinjtë”, në pjesën e dytë të sezonit do të jetë shumë e vështirë renditja mes katër skuadrave më të mira të Premier League-s, çka do të mundësonte pjesëmarrjen në Champions. Pas një pjesë të parë të ekulibruar dhe pa gola, londinezët kaluan në avantazh në minutën e 52-të me Bellerin, por Bournemouthi gjeti forca për të barazuar me Wilson në të 70-ën, ndërsa Ibe 4 minuta më vonë realizoi edhe golin e ftores për vendasit.

Më këtë humbje Arsenali thellon distancën me Tottenhamin e vendit të pestë, që ka grumbulluar 4 pikë më shumë (44).

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...