Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Arsenali nuk diskuton kualifikimin, bindin Inter, Napoli e Chelsea

Arsenali përmbysi humbjen e parë në Bjellorusi përballë Bate Borisov, pasi në Londër triumfoi me rezultatin 3-0, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Europa Leagues.

Autogoli i Volkov, Mustafi dhe Sokratis shënuan për Arsenalin, ndërsa mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka dhuroi dy asiste në këtë takim, duke ndihmuar skuadrën të vijojë më tej eksperiencën në Europë.

Fitore mori edhe Napoli, që mposhti Zyrihun me rezultatin 2-0, falë golave të Verdit dhe Ounas. Hysaj ishte titullar në këtë takim, që gjithsesi nuk ishte shumë i rëndësishëm për napolitanët, pasi kishin fituar 1-3 në ndeshjen e parë.

Pas barazimit 2-2 në Ukrainë, Eintrachti siguroi kualifikimin në Frankfurt, pasi mposhti me rezultatin e thellë 4-1, Shakhtar Donetskun, në një sfidë ku këta të fundit bënë shumë pak për të shmangur eliminimin.

Dinamo Zagreb, Zenit dhe Salzburgu ia dolën të kualifikohen, ndonëse kishin humbur në takimet e para në transfertë, ndërsa Villareali mori një barazim 1-1 ndaj Sportingut, duke nxjerrë jashtë Europa Leagues portugezët.

Interi është kualifikuar në 1/8 e Europa League, duke fituar sërish ndaj Rapidit, pas suksesit në ndeshjen e parë në Vjenë.

Përballë publikut të San Siros, zikaltërit fituan 4-0 duke zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 11 me një diagonale të Vecinos.

Goli i dytë u shënua nga Ranocchia 7 minuta më pas, me një kthesë të bukur nga jashtë zone. Në pjesën e dytë shënuan edhe Perisic dhe Politano për të mbyllur ndeshjen 4-0.

Me rezultatin e thellë 3-0, falē golave të Giroud, Barkley dhe Hodson-Odoy, të 3 në pjesën e dytë të takimit.

Surprizat e mbrëmjes ishin eliminimet e bujshme të Bayer Leverkusenit dhe Real Betisit, përkatësisht përballë Krasnodar dhe Rennes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...