Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arsenali për pazar te Sampdoria, 50 milionë euro për Praet e Andersen

Arsenali ka hedhur sytë nga kampionati italian për të përforcuar skuadrën dhe në vëmendjen e “topçinjve” janë dy futbollistë që këtë sezon spikatën me fanellën e Sampdorias.

Bëhet fjalë për mesfushorin belg Denis Praet dhe mbrojtësin danez Joachim Andersen, të cilët ishin titullarë të padiskutueshëm në formacionin e Giampaolos dhe tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve.

Arsenali bëri një ofertë të parë prej rreth 45 milionë eurosh, për të marrë dy futbollistët në Londër, por klubi gjenovez refuzoi, pasi pretendon 55 milionë euro, për të hequr dorë nga Praet e Andersen.

Në ditët në vijim pritet që Arsenali të bëjë një tjetër ofertë zyrtare, këtë herë rreth 50 milionë euro dhe të “rrëmbejë” dy talentet e Sampit, për t’i vënë në dispozicion të trajnerit Emery.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...