Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Arsenali përmbys Guimaraes, Lazio zhgënjen ndaj Celtic

Lazio e komplikon edhe më shumë pozitën e saj në Grupin E kualifikues të Europa League, pasi pësoi humbjen e dytë në tri ndeshje, edhe këtë herë duke shpërdoruar epërsinë fillestare ndaj kundërshtarit. Bardhekaltrit u mposht me përmbysje nga Celtic, edhe pse realizuan të parët me Lazzarin në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë për vendasit shënuan Christie dhe Jullien. Sfida tjetër e këtij grupi, Cluj-Rennes përfundoi 1-0.

Fitore “in-extremis” dhe me përmbysje 3-2 e Arsenalit në Londër përballë Guimaraes. Dy herë kaluan në epërsi portugezët (shënuan Edwards dhe Duarte), por “Topçinjtë” reaguan me Martinellin dhe Pepe, me këtë të fundit që realizoi dygolësh, të dytin në kohën shtesë. Po në Grupin F Eintrachti i Frankfurtit iu imponua 2-1 St Liegit.

Në Grupin C Baseli befasoi 0-1 Getafen në transfertë me golin e Freit. Në skuadrën zvicërane, që e mbylli takimin me 10 lojtarë, luajti titullar Taulant Xhaka, ndërsa Zhegrova qëndroi në stol. Në këtë grup, Krasnodari mori pikët e parë, pasi fitoi 0-2 me Trabzonsporin.

Në Grupin A, Sevilla mori fitoren e tretë radhazi, këtë herë 3-0 ndaj Dudelange, ndërsa Qarabag-APOEL përfundoi 2-2.

Në Grupin B, Dynamo Kiyv barazoi 1-1 me Copenhagenin, ndërsa Malmo fitoi 2-1 me Luganon.

Man. United fiton me një penallti në Beograd, gafë e Romës, humb dy pikë në shtesë

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...