Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arsenali “përmbys” Tottenhamin dhe i merr vendin e katërt

Të fitosh dy ndeshje derbi njëra pas tjetrës në Londër, nuk është aspak e lehtë, ndërsa për Tottenhamin rezultoi e pamundur, sepse pasi mposhti Chelsean javën e kaluar, dështoi të bëjë të njëjtën gjë sot ndaj Arsenalit.

Në “Emirates Stadium”, skuadra e drejtuar nga Unay Emery gjeti avantazhin që në minutën e 10’ me anë të sulmuesit Aubameyang, por më pas vuajti reagimin e vendasve.

Tottenhami kërkoi të ndryshojë shifrat dhe arriti të shënojë dy herë, konkretisht me Dier ën minutën e 30’ dhe më kapitenin Harry Kane me 11-metërsh në të 34-tën.

Gjithsesi Arsenali nuk mund të pajtohej me humbjen e derbit dhe për më tepër në shtëpi, ndaj në pjesën e dytë shtoi agresivitetin, duke ia dalë të realizojë edhe përmbysjen e madhe.

Fillimisht ishte Aubameyang që riktheu baraspeshën, ndërsa më pas shënuan Laccazette dhe Torreira, duke kaluar Arsenalin në avantazh të dyfishtë dhe duke futur në kasafortë fitoren.

Me këtë 3-pikësh Arsenali parakalon Tottenhamin, duke shkuar në vendin e katërt me 30 pikë, aq sa kanë edhe “Spurs-at” që i ndjekin.

Më herët, po në Londër, por këtë herë në “Stamford Bridge”, Chelsea triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Fulhamit, falë golave të spanjollit Pedro dhe të riut Loftus-Check.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...