Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arsenali pret deri në fundjavë ofertën e Barçës për Aubameyangun

Arsenali është në pritje të një oferte zyrtare nga Barcelona për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang. Ky është informacioni i fundit që jep gazeta britanike “Telegraf”. “Topçinjtë” e Londrës do të presin deri në fund të javës, kur mbyllet edhe merkatoja e dimrit, për lëvizjen konkrete të klubit katalan, që është në kërkim të një qendërsulmuesi për shkak të dëmtimit të rëndë të Luis Suarezit.

“Telegraf” siguron që Aubameyang është shndërruar objektivi kryesor i Barçës për të përforcuar sulmin, ndërsa alternativë tjetër është Rodrigo Moreno i Valelencias, për të cilin drejtuesit “blaugrana” kanë përparuar në bisedime.

Në këto ditë të nxehta të merkatos, ka patur raportime se Pierre-Emerick Aubameyang shihet gjithashtu si pasuesi i mundshëm i Edinson Cavanit te PSG, sigurisht nëse transferimi i uruguajanit tek Atlético e Madridit mbyllet përfundimisht.

Barça ka frikë se Arsenali do të kërkojë më shumë se 50 milionë stërlina për Aubameyangun, edhe pse ai tashmë është 30 vjeç dhe ka kontratë me londinezet jo më larg se 30 qershori i vitit 2021. Për të njëjtat shifra diskutohet edhe blerja e mundshme e Rodrigo Morenos nga Valencia.

Nga Anglia e mohojnë që Aubameyang dhe Barça kanë mbyllur një marrëveshje paraprake, por ata pranojnë se sulmuesi nga Gabonit, si shumica e futbollistëve, do t’i përgjigjej pozitivisht një thirrjeje për të lënë “Emirates” për “Camp Nou”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...