Mesut Ozil largohet pas shtatë sezonesh e gjysmë nga Arsenali, për t’iu bashkuar Fenerbahces në Turqi. Futbollisti me origjinë turke, që në rang përfaqësuesesh ka luajtur për Gjermaninë, nuk ishte aktivizuar në asnjë takim në këtë sezon me “Topçinjtë”, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Arteta.
Ozil në një intervistë telefonike për transmetuesin turk BBO Sports deklaroi se është shumë i lumtur që shkon te Fenerbahce. 32-vjeçari, në fakt, nuk ishte zgjidhje tjetër, pasi emri i tij nuk figuronte në skuadrën e Arsenalit në këtë sezon.
