Arsenali ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin brazilian 19-vjeçar Marquinhos, që vjen nga San Paolo, Brazil. Talenti latino-amerikanë nënshkroi “një kontratë afatgjatë”, sipas deklaratës së “Topçinjve”, në të cilën nuk specifikohet kohëzgjatja.
“Futbollisti i ri brazilian, me emrin e plotë Marcus Vinicius Oliveira Alencar, u rrit në akademinë e të rinjve të São Paulos para se të bashkohej me ekipin e parë dhe të bënte debutimin në moshën 18-vjeçare, korrikun e kaluar,” shkruhet në njoftimin e Arsenalit.
Nënshkrimi i parë i “Topçinjve” në këtë afat kalimtar, Marquinhos, ka shënuar katër gola në 41 paraqitje me Sao Paulon dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi kampionatin e shtetit të Sao Paulos në vitin 2021. Ai gjithashtu ka luajtur për përfaqësuesen U-17 të Brazilit.
