Tek Arsenali besojnë ende te fitimi i Premier League, edhe pse Manchester City është i avantazhuar dhe nuk po ndalet.
Skuadra e Mikel Artetës triumfoi 0-2 në një transfertë të vështirë si ajo kundër Newcastle, që po zhvillon një sezon super.
Martin Odegaard realizoi golin e parë të ndeshje, falë një goditjeje fantastike. Ky ishte goli numër 15 në kampionat për kapitenin.
A 15th Premier League goal of the season for the skipper ❤️ pic.twitter.com/2js6tdleG0
— Arsenal (@Arsenal) May 8, 2023
Norvegjezi komentoi suksesin në “St James Park”, ndërkohë që u ndal edhe te gara për titullin kampion në ishull.
“Treguam diçka të veçantë, nuk ishte aspak e thjeshtë fitorja ndaj Newcastle. Duhet të ishim shumë të zgjuar dhe me raste të ‘pisët’.
Lexo edhe:
- VIDEO/ “Maradona” në festë, Fiorentina bën “korridorin e nderit” për kampionët
- Dominim i Red Bullit në Miami, Verstappen thellon diferencën me Perez
- VIDEO/ Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron “Superclasico”
- Koret raciste ndaj Vlahovicit, reagon edhe presidenti i FIFA-s
Ishte një hap i madh përpara për një skuadër të re si e jona të vinim në këtë transfertë dhe të bënim ato gjëra që bëmë.
Pas humbjes me Manchester City, ne treguam mentalitet të fortë duke mposhtur Chelsea dhe Newcastle. Duhet të luftojmë deri në fund për fitimin e kampionatit.
Në futboll mund të ndodh gjithçka. Ne e kemi për detyrë të vazhdojmë përpara dhe të besojmë deri në fund”, deklaroi Odegaard.
