Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arsenali udhëheq garën për talentin holandez, sfidon PSG

Performancat fantastike tek RB Leipzig kanë bërë që Xavi Simons të kthehet në një prioritet kryesor të skuadrave më të mira europiane në verë. Holandezi është në huazim në Bundesliga nga PSG, por ka tërhequr interes të jashtëzakonshëm me kontributin e tij në kampionatin gjerman.

PSG synon ta rikthejë në kontigjent 20-vjecarin, por që tani kanë nisur sinjalet e para nga klubet që duan shërbimet e Simons. Një nga klubet që ka shfaqur interesimin më konkret deri më tani është Arsenali. Topcinjtë e Londrës janë protagonistët kryesorë të kësaj trantative që vjen natyrshëm pasi 20-vjecari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3 për shokët e skuadrës këtë sezon.

Lexo edhe:

Jo vetëm tek Leipzig, por edhe me fanellën e PSV Eindhoven në sezonin e shkuar, SImons shfaqi aftësi të larta për të mbuluar disa pozicione, si në fazën ofensive, por edhe në mesfushë.

Shpesh këtë sezon Arsenali është varur nga krijimtaria e Saka që nuk ka qenë e lartë dhe për t’i larguar përgjegjësinë kryesore lojtarit anglez, trajneri Mikel Arteta do të kërkojë të aktivizojë dhe Xavi Simons në një pozicion të ngjashëm për t’i ofruar shërbimin e duhur sulmit.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...