Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arsenali zhgënjen ndaj Sheffieldit, paqe në Brescia-Fiorentina

Arsenali zhgënjeu sërish mbrëmjen e sotme, në sfidën e fundit të javës së 9, ku humbi me rezultatin minimal 1-0 në transfertën ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në Premier League, Sheffield United.

Këta të fundit gjetën me anë të Mousset në minutën e 30′ golin me vlerë 3-pikëshe dhe u ngjitën përkohësisht në vendin e 9 me 12 pikë, ndërsa “topçinjtë” në vendin e pestë me 15 pikë.

Është mbyllur edhe java e 8 nē kampionatin italian, me sfidën mes Brescias dhe Fiorentinës, që përfundoi në barazim pa gola.

Në “Rigamonti” vendasit shënuan një gol me Aye në pjesën e parë, por që u anulua nga arbitri pas konsultimit me sistemin VAR, për një prekje me dorë nga Tonali.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...