Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Arshavin mahnitet nga Daku: Në janar ose në verë shkon në një nga 5 ligat kryesore

Mirlind Daku realizoi një debutim ëndrrash në Rusi tek skuadra e Rubin Kazan, teksa që në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe dha një asist ndaj Lokomotivës së Moskës. Performanca e 25-vjeçarit ka tërhequr dhe vëmendjen e ish-kapitenit të Rusisë dhe ish-futbollistit të Arsenalit, Andrey Arshavin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi një herë fituesi i Europa League beson se Daku në merkaton e dimrit ose verën e ardhshme mund të transferohet në një nga pesë ligat kryesore, duke e cilësuar si një lojtar me potencial për të prekur nivelet më të larta të futbolit europian.

Lexo edhe:

Arshavin është mahnitur nga debutimi i Dakut, i cili ka luajtur vetëm 75 minuta në kampionatin rus, megjiithatë që në përballjen e parë u shpall njeriu i ndeshjes. Rubin Kazan shpenzoi 1.5 mln euro për të transferuar Dakun nga Osijek që kishte kartonin e sulmuesit.

Daku u pajis dhe me pasaportë shipqtare pak ditë më parë, ndërkohë që fakti që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, mund të jetë një opsion për kombëtaren e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...