Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Arsim Thaçi flet për objektivat: Nder nëse do të shpallem kampion me Dritën

Trajneri i njohur i Kosovës, Arsim Thaçi, i cili drejton klubin Drita, zhvilloi një bisedë të dielën në “Koha Shtesë”, ku diskutoi lidhur me skuadrën dhe planet që ka, si dhe çfarë rrugëtimi dëshiron të zgjedhë për lojtarët .

Aktualisht Drita kryeson Superligën e Kosovës, ku ka arritur të grumbullojë 51 pikë pas 25 ndeshjeve.

Me fitoren në derbin e qytetit ndaj Gjilanit, falë një goli të mesfushorit Blend Baftiu, dhe me humbjen e Ballkanit përballë Llapit me rezultatin 3-2, është e qartë se Drita do të provojë të ruajë pozitën e parë dhe të synojë një titull tjetër.

Si ishte kjo ndeshje e parë kundër Gjilanit për ju?

“Normalisht që ka qenë emocionale për shkak se është hera e parë që drejtoj Dritën në derbin e Kosovës me Gjilanin, ndonjëherë fitorja mbulon pjesën tjetër, pasi dashamirësit duan të shohin skuadrën të fitojë, ata nuk ishin pjesë në stadium, por besoj se e kanë shijuar në shtëpitë e tyre.

Si u ndiet pas këtij takimi dhe si ndiheni si trajner i Dritës?

Të gjithë e marrin me emocion këtë ndeshje, në rast të incidenteve të mundshme dhe çdo gjë tjetër, sa do që ka qenë e rëndësishme ndeshja e Ballkanit, kjo është kryesore për ne dhe ndoshta është ndeshje edhe më e rëndësishme sesa ajo me Ballkanin, duke parë se çfarë emocionesh dhuron dhe sa kyçe është.

Pas ndeshjes u ndjeva i privilegjuar që isha pjesë e fitores, ishte diçka e veçantë, të cilën nuk e kisha përjetuar ndonjëherë.

A keni pasur mbështetjen e duhur gjatë periudhës suaj te klubi?

Pritja ka qenë e jashtëzakonshme, gjithmonë kam pasur mbështetje, pavarësisht dy rezultateve negative. Detyra jonë është të synojmë fitoren, ndeshja me Ferizajin na kushtoi, por Drita ka potencial në fazën e sulmit dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

Çfarë mendoni se keni më shumë se Ballkani për t’u shpallur kampion këtë edicion?

Ballkani ka një lojtar që shënon më shpesh, ne kemi disa, qoftë Hajzeraj apo Tahiri, është më e lehtë kur ke më shumë lojtarë në sulm, të cilët ndihmojnë lart, në fushë.

Me një gjykim më ideal të takimit, do të ishte më mirë. Si do që të jetë, barazimi me Ballkanin në udhëtim na mbajti ku duam të jemi.

A mendoni se jeni njeriu i duhur për të udhëhequr Dritën?

Duhet të presim, është titulli i kampionit ai që e vërteton këtë gjë, do të ishte nder nëse do të shpallem kampion me Dritën, për mua do të ishte privilegj, por duhet të përmend edhe kontributin e trajnerit Nuhiu, ai është baza prej nga filloi kjo periudhë e suksesshme për skuadrën.

Si e keni parë momentin e Blendi Baftiut dhe a është ai arma sekrete juaja dhe e klubit?

Blendin e njoh si futbollist prej moshës së re, ai duhet të vazhdojë me ritmin e njçjtë që të rikthehet te cilësitë që ka.

Është privilegj të kesh një lojtar si ai në skuadër, kontributi i tij në mesfushë dhe sulm është shumë i madh dhe ndërlidh për të sulmuar hapësirat e lira të cilat shfaqen.

Unë pres edhe nga lojtarët e tjerë, sepse i njoh personalisht. Selmani është i shkathët, por nuk është në formën më të mirë të mundshme, megjithatë besoj tek ai dhe të tjerët.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...