Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Arsyeja më e çuditshme në botë/ Lyon largoi mbrojtësin se “lëshonte gazra” në dhomat e zhveshjes

Në futboll, arsyeja kryesore që një lojtar ndryshon ambient lidhet shpeshherë me ambicien për të shkuar në një klub më të madh dhe për të fituar trofe të rëndësishëm. Por, rasti aktual është krejtësisht i ndryshëm dhe i veçantë në llojin e tij duke qenë se Lyon dhe Marcelo ndan rrugët pasi mbrojtësi kishte një ves të keq.

Braziliani lëshonte gazra në dhomat e zhveshjes dhe bashkë me shokët e skuadrës bënte shaka me diçka të tillë. Por, ky gjest nuk i pëlqente aspak drejtorit dhe legjendës së Lyon, Juninho. Ky i fundit, së bashku me trajnerin Peter Bosz morën vendimin për të përjashtuar Marcelon nga skuadra në muajin qershor ndërsa në janar klubi dhe lojtari zgjidhën përfundimisht edhe detyrimet kontraktuale.

Pas avantuës me Lyon, Marcelo kaloi te Bordeaux ku synon të ndihmojë skuadrën të mbijetojë dhe të luajë sërish në elitë sezonin e ardhshëm, ndërsa mesa duket te klubi i ri nuk shqetësohen edhe aq shumë për vesin e 34-vjeçarit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...