Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Arsyet e lamtumirës së papritur, Pique: Ndihesha jashtë skuadre, fola edhe me Xavin

Gerard Pique surprizoi me vendimin e tij për t’u larguar nga futbolli në mesin e sezonit. 35-vjeçari theksoi se karrierën e tij dëshironte ta mbyllte me fanellën e Barcelonës dhe jo tek ndonjë klub tjetër, ndaj u detyrua të merrte atë vendim kur mund të luante ende për disa sezone të tjera. Së fundmi në një intervistë për AS, Pique sqaron se te Barcelona ndjehej jashtë skuadre për shkak të formës fizike, pasi titullarët ishin të tjerë lojtarë.

“Para se të startonte sezoni, pata një takim me Xavin dhe aty trajneri më tha se do të ishte e vështirë për mua. Gjithsesi, unë doja ta provoja dhe ndjesitë në fillimin e sezonit nuk ishin të mira. Mendova se pauza e kombëtareve në shtator do të ndikonte pozitivisht që të rikuperoja formën, por sërish dëmtimet më penalizuan.

Nuk luajta ndaj Elche dhe Vallodolid dhe u ndjeva pak si jashtë skuadre, aty e kuptova se kishte marrë fund. Jo prej dhimbjeve nga dëmtimi, por sepse isha jashtë skuadre. Më pas mora vendimin final dhe kështu u largova”, tha Pique.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...