Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Artan Mërgjyshi nuk humbet kohë, prezantohet përpara skuadrës

Artan Mërgjyshi nuk humbet kohë dhe zbret menjëherë në fushë duke iu prezantuar ekipit në këtë aventurë të re në drejtimin e Laçit. Kurbinasit të cilët kishin mbetur pa timonier pas largimit të Besnik Prengës në përfundim të aventurës europiane, që rezultoi me kualifikimin historik të turit të parë, tashmë kanë trajnerin e ri i cili duhet të nisë nga puna me fitimin e një trofeu, Superkupën e Shqipërisë. Dueli i së dielës në Selman Stërmasi ndaj Skënderbeut është testi i parë për ish trajnerin e Dinamos, që rikthehet të drejtojë një skuadër që nga sezoni 2016-2017 kur ishte në krye të debutuesve të Korabit. Nën urdhërat e tij janë paraqitur të gjithë lojtarët nën kontratë, duke filluar me portierin dhe kapitenin Gentjan Selmani deri tek heroi i verës europiane Myrto Uzuni. Pas fjalimit të prezantimit 50-vjeçari ka kaluar menjëherë tek ushtrimet, ku ka dashur të shohë nga afër futbollistët që ka në dispozicion për të krijuar idenë e formacionit që duhet të hedhë të dielën në fushë. Koha e pregatitjeve është e shkurtër, edhe pse Laçi është në gjendje perfekte në aspektin fizik, por përshtatja e trajnerit të ri me lojtarët është një proces që kërkon kohën e vetë.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...