Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arteta: Besojmë ende te titulli, nuk dorëzohemi

Arsenal arriti një fitore të madhe kundër Newcastle me rezultatin 0-2. “Topcinjtë” vijojnë të shpresojnë te titulli kampion, pavarësisht se asgjë nuk është më në dorën e tyre.

Diferenca me Man. City-t kryesues është vetëm një pikë, por “Cityzens” kanë luajtur një ndeshje më pak dhe i kanë mundësitë për ta thelluar diferencën.

Megjithatë, skuadra e Mikel Arteta nuk është dorëzuar dhe vetë trajneri, pas suksesit me Newcastle, theksoi se Arsenali do të luftojë deri në fund.

“Ne jemi ende në garë dhe do të vazhdojmë të shpresojmë. Çështja e titullit kampion nuk është vendosur ende dhe e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të mos e humbasim fokusin për asnjë moment.

Lexo edhe:

Do të vazhdojmë përpara. Këtë gjë e bëmë edhe përballë Newcastle, luftuam dhe fituam dhe jam shumë i lumtur për këtë. Tani na pret Brightoni, një tjetër skuadër e vështirë, që po zhvillon një sezon të mirë, por ne nuk do të dorëzohemi.”

Arsenali do të zhvillojë edhe tri sfida deri në fundin e sezonit në Premier League. E para, përballë Brightonit, në shtëpi, më pas në transfertë kundër Nottinghamit dhe e fundit, në “Emirates”, përballë Wolves.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...