Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Arteta i pakënaqur: Shumë lojtarë nuk janë në maksimum, duhet të tregohemi të pamëshirshëm

Arsenal mbetet e përfshirë në garën për titull në Premier League teksa aktualisht skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta është në vendin e dytë me një pikë më pak se kryesuesit e Manchester Cityt, edhe pse duhet theksuar se The Citizens kanë një ndeshje më shumë për të rikuperuar. Të dielën, Arsenal e pret sërish një përballje nga ato që duhen fituar me çdo kusht teksa presin në stadiumin Emirates, Brighton.

Para kësaj ndeshje, trajneri Mikel Arteta ka pasur disa kritika për ekipin teksa spanjolli theksoi se lojtarët duhet të tregohen të pamëshirshëm në fushë dhe ta mbyllin shpejt ndeshjen për të mos i lënë shanse kundërshtarëve.

“Unë e di se skuadra mund të jetë shumë më e mirë në ndërtimin e lojës, duhet të sulmojmë me një numër më të madh lojtarësh dhe të synojmë hapësirat boshe që lejojnë kundërshtarët. Kemi mundësi përmirësimi dhe dua që skuadra të jetë e pamëshirshme, të “vrasë” ndeshjen.

Lexo edhe:

Di të them se shumë lojtarë nuk kanë arritur ende në maksimumin e nivelit të tyre dhe në këtë formë, unë si trajner mendoj si mund t’i përmirësoj edhe më shumë. Megjithatë, dua të theksoj se nuk jam aspak i mërzitur me djemtë, ata janë protagonistët kryesorë dhe arsyeja pse Arsenal është në këtë nivel. Jemi ne stafi që duhet t’ju japim mjetet e duhura për të manovruar”, u shpreh Arteta.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...