Premier League

Arteta në versionin Mourinho, Conte: Trajner i mirë, por ankohet shumë

Arsenali humbi me rezultatin e thellë 3-0 derbin e Londrës ndaj Tottenhamit, ndërsa trajneri Mikel Arteta u shfaq në versionin Mourinho pas ndeshjes, duke akuzuar arbitrin se vendosi fatin e ndeshjes me gabimet e tij.

Megjithatë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Antonio Contes, që nuk ngurroi të thotë fjalë të mira për spanjollin, por në fund e këshilloi që të mos ankohet shumë.

“Mikel Arteta është një trajner shumë i zoti dhe po bën një punë mjaft të mirë, ndonëse është vetëm në fillim të rrugëtimit të tij. Megjithatë kam vënë re që ankohet shumë dhe do bënte mirë të ishte më i qetë e të përqendrohej te skuadra e tij. Unë jap thjesht një këshillë dhe nuk më intereson nëse e vlerësojnë apo jo. Kartoni i kuq i Holding ishte i qartë dhe unë nuk e di për çfarë ankohet Arteta”, deklaroi Conte.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency