Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arteta, për rinovimin e “yllit” të Arsenalit: Lajm i madh, e meriton!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli në një konferencë për shtypin në prag të ndeshjes kundër Tottenhamit, duke e nisur menjëherë me temën e ditës në Angli, rinovimin e norvegjezit Odegaard:

“Është një lajm i madh për klubin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për të, e meriton. Ka shumë mënyra dhe shumë rrugë për t’ia dalë.

Mendoj se ai ka gjetur vendin e tij ku është i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Lojtarët nuk duhet të kërkojnë një kulm, por të përpiqen të përmirësohen çdo ditë dhe të jenë të përulur. Nëse keni rreth jush lojtarë që ju bëjnë më të mirë, ky është një avantazh i madh dhe mendoj se lojtarët rreth tij i lartësojnë cilësitë e tij.”

E pashmangshme një pyetje për Ramsdale, i cili duket se ka mbetur pas Rayas në hierarki:

“Më intereson çdo lojtar, por është detyra ime të marr një vendim në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin. Ai ka qenë i mrekullueshëm në gjithçka, kjo është ajo që pres nga lojtarët e mi. Deri më tani ai ka qenë shumë i mirë. Nëse ndihem siklet në marrjen e vendimit? Nuk jam i sigurt. Është e vështirë. Ne kemi parë se sa e rëndësishme është që të gjithë të jenë të pranishëm gjatë sezonit.”

Lexo edhe:

Në fund, për sfidën me Tottenhamin, Arteta shtoi:

“Kjo ndeshje nuk ka nevojë për motivim, është më e rëndësishme e sezonit. Ata kanë një trajner të ri që ka bërë shumë mirë dhe ka ndryshuar atmosferën në klub.

Gjithashtu ka sjellë një stil të ri dhe ne duhet t’I përshtatemi. Më pëlqen shumë Postecoglou. Unë njoh lojtarë që kanë punuar me të dhe flasin shumë mirë për të. Kjo është bukuria e këtij kampionati, ne kemi shumë trajnerë të mirë.”

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...