Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arteta planifikon revolucion tek Arsenali, zbulohen lëvizjet

Mikel Arteta planifikon ta ndryshojë rrënjësisht Arsenalin. Trajneri i “Topçinjve” të Londrës është duke përgatitur një revolucion total dhe gjithçka do të përfundojë përpara nisjes së Euro 2020.

Ish-ndihmësi i të Pep Guardiolës te City synon dy mesfushorë dhe një mbrojtës qendre. Gjatë merkatos dimërore Arsenali siguroi shërbimet e Pablo Mari dhe Cedric Soares, ndërsa në përfundim të kampionatit Arteta do t’i rikthehet sërish merkatos. Njëri prej objektivave që ka numri 1 i stolit të “Topçinjve” të Londrës është Orkun Kokcu, aktualisht pjesë e Feyenoordit.

Ende nuk dihet e ardhmja e Mesut Ozilit. Turko-gjermani ishte gati të linte skuadrën që në janar, por ishte pikërisht Arteta ai që e frenoi mesfushorin. Bashkë me Ozilin në dilemë është edhe e ardhmja e David Luizit dhe Lacazette. Një tjetër çështje që duhet zgjidhur është edhe ajo e Ceballos, i cili është transferuar tek Arsenali në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

Aubameyangu gjithashtu ka alarmuar Arsenalin, pasi për sulmuesin Barcelona ka shfaqur interes të vazhdueshëm. Gabonezi ka një kontratë që skadon në vitin 2021 dhe e ardhmja e sulmuesit varet pikërisht nga vetë ai (momentalisht, regjistron 14 gola në Premier League”. Nëse sulmuesi vendos të largohet, atëherë Arteta do t’i shtojë listës së tij të dëshirave një emër që do të zërë vendin e 30-vjeçarit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...