Mikel Arteta shfaqet entuziazt para finales së FA Cup. Trajneri i Arsenalit beson shumë te triumfi ndaj Chelsea-t një sukses që mund t’i japë të drejtën Arsenalit të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Ideja për të fituar trofeun e parë si trajner e motivon në maksimum spanjollin i cili në konferencën për shtyp foli edhe për të ardhmen e Pierre Emerick Aubameyang.
“Kemi një mundësi të shkëlqyer, fitimi i trofeve rrit besimin e skuadrës. Triumfi ndaj Chelsea-t na siguron edhe kualifikimin në Europa League, por nuk më pëlqen t’i lidh këta dy faktorë, edhe pse një arritje e tillë do të ndihmonte klubin në aspektin financiar. Aubameyang? Duhen disa argumente për të bindur një lojtar. Ai është pjesë e jona për momentin dhe mendoj se duhet të jetë krenar që po luan me Arsenalin“, deklaron trajneri spanjoll i “Topçinjve” në konferencë për shtyp.
