Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Arteta vendos në pikëpyetje lojtarët e tij pas eliminimit të bujshëm: Duhet një analizë, dhimbje e madhe

Arsenal u eliminua në mënyrë të papritur nga FA Cup teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertë nga Nottingham Forest. Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta nuk ka mundur ta fshehë mërzinë për sjelljen e të tijve në fushë ndërsa theksoi se do t’i duhet një analizë e thellë për të kuptuar se çfarë ndodhi me të tijtë.

“Jam shumë i zhgënjyer me këtë performancë. Nuk arrita ta kuptoj sa të vendosur ishin lojtarët për ta bërë të tyrën ndeshjen dhe të ndryshonin kur ishin në vështirësi. Është frustruese, por tashmë ndodhi dhe duhet të bëjmë një analizë për të kuptuar më shumë. Unë kam luajtur ndeshje të tilla për 18 vite dhe nuk është surprizë për vështirësitë që ato sjellin.

Është shumë e dhimbshme, FA Cup është një kompeticion që është pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Nuk ishim mjaftueshëm të vendosur për ta bërë topin të lëvizte shpejt dhe t’i bënim dëm kundërshtarit, patëm raste por as nuk arritëm të godisnim kuadratin”, u shpreh Arteta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...