Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Arthur, fjalim para “bluagranave”: Doja të qëndroja, por dëshira ime…

Kishte ardhur momenti që Arthur Melo të informonte zyrtarisht shokët e tij te Barcelona për nënshkrimin me Juventusin. Vendin e tij në skuadrën “blaugrana” do ta zërë Pjanic, por të dy futbollistët do të luajnë me skuadrat respektive deri në përfundim të sezonit.

Pasi mbërriti në Torino gjatë natës dhe kreu vizitat mjekësore, braziliani u kthye në Spanjë këtë të hënë në mëngjes, para fillimit të stërvitjes, ai mbajti një fjalim para ekipit që u mblodh në një rreth në fushë për të konfirmuar lamtumirën e tij nga “blaugranat”.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, braziliani u ka thënë shokëve se vullneti i tij ishte që të qëndronte te Barça, por dëshira e tij nuk mund të përmbushej. Ai pranoi transferimin te “Zonja e Vjetër”, por ka ende për të dhënë te Barça deri në përfundim të sezonit. Këto janë ditët e fundit të Arthurit si një futbollist i Barcelonës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...