Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Arthur Melo: Interesimi i Juves? Mendoj vetëm për Barcelonën

Juventusi ka shënjestruar Arthur Melon si përforcim të mundshëm në dritaren e radhës së merkatos dhe Barcelona nuk duket se e kundërshton transferimin në Torino të mesfushorit brazilian të lindur në vitin 1996. Në të vërtetë, klubi katalan do t’i ndizte Juves dritën jeshile për të negociuar dhe për të arritur një marrëveshje me lojtarin.

Arthur mbërriti në në Spanjë në vitin 2018 nga Gremio dhe mund të largohet nga klubi katalan për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A.

“Gjithmonë ekzistojnë spekulime, por sinqerisht ideja ime është shumë e qartë: e vetmja mundësi që më intereson është të vazhdoj te Barcelona. Unë jam shumë i sigurt dhe i qetë. Ndihem shumë mirë këtu dhe falënderoj gjithashtu klubin dhe stafin teknik për besimin e tyre. Kjo është një arsye tjetër për të qenë plotësisht e qartë se dëshira ime e vetme është të vazhdoj,” – theksoi Arthur për t’iu përgjigjur thashethemeve që e afrojnë atë pranë klubit të Serisë A.

Sa i përket interesimit konkret të “Zonjës së Vjetër”, braziliani shtoi:

“Interesimi i klubeve të mëdha është gjithmonë një kompliment për këdo dhe një shenjë pozitive. Jam i përqendruar te puna ime dhe shpresoj të kthehem e të luaj së shpejti dhe të luftoj për tifozët e Barcelonës.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...