Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arthur Melo shuan polemikat para largimit: Barça gjithmonë në zemrën time!

Arthur Melo pavarsisht mosmarrëveshjeve largohet me fjalë prekëse dhe falenderuese nga Barcelona. Mesfushori brazilian ka mbyllur bashkëpunimin me blaugranat pasi prej disa javësh është zyrtarisht një futbollist i Juventusit. Me mbylljen e sezonit, braziliani i cili nuk pranoi t’i bashkohej Barçës për përgatitjet për pjesëmarrjen në Champions disa javë më parë, me një postim në rrjetet sociale ka thënë fjalë “mjalti” për klubin blaugrana.

“Largimi është gjithmonë i vështirë, u ndjeva në shtëpi. Lë një klub të jashtëzakonshëm që do të ketë gjithmonë zemrën time, gjë që më bëri të zbuloj një kulturë të re dhe më bëri të rritem si lojtar dhe mbi të gjitha si person. Ndihem shumë me fat që kam luajtur me futbollistë që sot mund t’i konsideroj miq, njerëz me zemër të madhe dhe të kem pasur tifozë si ata, të cilët më kanë treguar dashuri të jashtëzakonshme. Jam krenar që kam mbrojtur fanellën e një prej skuadrave më të forta në botë. Sot është ditë lamtumire, por Barcelona gjithmonë do ta ketë zemrën time. Faleminderit për gjithçka, Barcelona”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...