Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Arturo Vidal nuk lëviz nga Barça, Setien vë veton për kilianin

Arturo Vidal nuk do të shitet tek Interi. Kështu pretendon e përditshmja katalane “Sport”, sipas së cilës trajneri i ri, Quique Setien, ka bërë të qarta piketat e merkatos me drejtuesit e Barcelonës, duke vënë veton ndaj shitjes së kilianit. Përveç Todibo-së, i destinuar për Schalke 04, nuk do të ketë largime në shtëpinë “blaugrana”.

Setien, ndërkohë, nuk përjashton hipotezën e blerjes së një sulmuesi për të përballuar mungesën e Luis Suarezit, që do të jetë jashtë fushave për 4 muaj.

Siç parashikohej, shkarkimi i Valverdes ka komplikuar planet e Interit, që ëndërronte t’ia dhuronte Contes të preferuarin e tij Vidal. Kiliani, në fakt, ishte në raport të kompromentuar me Valverden, por tani te Barcelona nis një epokë e re dhe Setien ka besim tek ai. Trajneri ka ndaluar shitjen e tij ashtu si të çdo lojtari tjetër në organikën aktuale.

Në Katalunjë janë të predispozuar për të bërë një sforco vetëm për një sulmues të ri, duke parë dëmtimin e rëndë të Suarezit, por pa nxitim dhe mbi të gjitha pa bërë çmenduri. Gabimi i vitit të kaluar me marrjen në huazim nga Sassuolo të Kevin-Prince Boateng është ende i freskët në mendjen e drejtuesve “blaugrana”, që nuk duan të blejnë sa për numër.

Me Dembelenë drejt rikuperimit (francezi do të rikthehet në dispozicion pas 3 javësh), Setien mund të mbështetet edhe te Messi, Griezman dhe të rinjtë Ansu Fati e Carles Perez, pa harruar që edhe Sergi Roberto dhe vetë Vidal mund të luajnë më të avancuar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...