Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arturo Vidal: Pa eufori dhe me pak kujdes, mbrojmë titullin

Kili, kampion në fuqi i Copa America, e nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm misionin për të mbrojtur titullin me një fitore e pastër dhe e thellë në shifrat 4-0 ndaj Japonisë. Ky triumf është vlerësuar nga ana e mesfushorit Arturo Vidal, i cili u shpreh se, pavarësisht rezultatit, suksesi që u arrit nuk ishte dhe aq e thjeshtë.

“Ishte një ndeshje e vështirë dhe që ne arritëm të merrnin maksimumin. Edhe shënuam 4 gola  nuk ishte dhe aq e thjeshtë të fitonin përballë Japonisë. Me vjen mirë që e nisëm Copa American në këtë lloj forme, pasi na motivon shumë për ndeshjet e ardhshme. Duhet të vazhdojmë kështu, të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë. “

Pavarësisht 3 pikëve të marra, Vidal i bën thirrje shokëve të skuadrës të mos pushtohen nga euforia, pasi kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

“Duhet të përmirësojmë lojën që bëmë ndaj Japonisë. Jemi një skuadër që ka cilësi dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta mbrojtur titullin kampion. Nuk duhet të mbivlerësojmë veten dhe mbi të gjitha nuk duhet të na pushtojë euforia. Nëse tregohemi të kujdesshëm, jam i bindur se mund t’ia dalim.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...