Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

As Lopetegui nuk e bind Kovacicin, kroati do largimin

Mateo Kovacic është i bindur se duhet të largohet nga Reali i Madridit, për t’u transferuar në një skuadër ku do të kishte mundësi për të luajtur në vazhdimësi. As trajneri Julen Lopetegui nuk ka arritur t’ia kthejë mendjen kroatit në takimin që patën kokë më kokë në qendrën sportive të Realit. 24-vjeçari, pjesë e “Los Blancos” prej tre sezonesh, ku ka fituar 3 Champions League radhazi, këmbëngul se duhet të ndryshojë skuadër që këtë verë.
“Do të më pëlqente të luaja më shumë në Madrid, sepse e dashuroj futbollin, por e di mirë që këtu e kam të vështirë të jem në fushë në vazhdimësi. E kuptoj situatën e krijuar, ndaj mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte largimi nga Madridi drejt një klubi ku hapësirat do të ishin më të gjëra. Kjo është ajo që dua në këto momente,” – është shprehur Kovacic për Marcan.
Përtej dëshirës së trajnerit Lopetegui për ta patur alternativë të rëndësishme në formacionin e tij, Reali duhet të pranojë vendimin e lojtarit për t’u larguar. Kartoni i tij vlen rreth 50 milionë euro, jo pak për një futbollist që gjithmonë ka qenë zgjedhje e dytë në Madrid.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...