La Liga

AS: Reali konfirmon Zidane dhe planifikon revolucion në skuadër

Ndërkohë që në të gjithë Europën është hapur një ‘casting” për pasuesin e Zidane në pankinn e Realit të Madridit, e përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar sot se presidenti Florentino Perez ka vendosur t’i besojë francezit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës pranë klubit madrilen, Zinedine Zidane do të mbetet në pankinën e “Los Blancos” edhe për sezonin e ardhshëm, qoftë edhe nëse nuk do të arrijë të fitojë asgjë këtë sezon, ndërsa drejtuesit po përgatiten për një revolucion të vërtetë në organikën e ekipit.

Kështu emra si Gareth Bale, Odriozola, James Rodriguez, Mariano Diaz e Luka Joviç, të cilët kanë gjetur pak hapësira në formacion dhe nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidane, pritet të lënë Madridin këtë verë, për të sjellë para kesh në arkat e klubit.

Nga ana tjetër trajneri francez do të duhet të analizojë me vëmendje edhe ecurinë e lojtarëve që Reali ka dhënë në huazim, si Lunin, Ashraf Hakimi, Reguilon, Oscar Rodriguez, Odegaard, Dani Ceballos, Kubo e Borja Mayoral.

Një pjesë e këtyre mund të rikthehen në Madrid në verë, ndërsa të tjerët do të provohet të shiten përfundimisht, për të sjellë në arkat e klubit sa më shumë para dhe për të provuar afrimin e lojtarëve që Zidane ka më për zemër.

Bëhet fjalë për dy kampionët e botës, Paul Pogba dhe Kylian Mbappe, të cilët u kërkuan nga Reali që verën e kaluar, por për arsye të ndryshme marrëveshjet nuk u mbyllën me sukses, ndërsa gjithçka do të provohet këtë verë.

Të dy futbollistët mund t’u kushtojnë arkave të Realit të Madridit rreth 400 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilave pritet të rikuperohet nga shitja e lojtarëve në pronësi të klubit, por që nuk bëjnë pjesë në projektin për të ardhmen.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency