Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

As Wolfsburgu s’e ndal Bayernin, Leverkuseni fundos Hamburgun

As Wolfsburgu nuk mund ta ndalë vrullin e Bayernit të Mynihut drejt titullit të radhës kampion në Bundesligë. “Ujqërit” edhe pse kaluan të parët në avantazh që në minutën e 8-të me Didavin, nuk arritën ta përballonin skuadrën bavareze, që ishte tregoi supermacinë e saj në pjesën e dytë, duke triumfuar 1-2.
Në fakt, në minutën e 55-të Arjen Roben dështori në ekzekutimin e një 11-metërshi, por që nuk e penalizoi ekipin e Jupp Heynckes, pasi 11 minuta më vonë Wanger gjeti golin e barazimit, ndërsa Robert Lewandowski atë të fitores me penallti në kohën shtesë.
Diferenca mes Bayernit dhe Leverkusenit të vendit të dytë mbetet 21 pikë, pasi “Aspirinat” fituan 1-2 në fushën e Hamburgut, që rrezikon edhe më shumë rënien një kategori më poshtë. Bailey dhe Havertz ishin autorët e golave të Leverkusenit, ndërsa për vendasit shkurtoi diferencën në pjesën e dytë Hahn, që zëvendësoi në fillim të këtij fraksionin Mergim Mavrajn.

Sukses i rëndësishëm i Schalkes për zonën europiane në sfidën e shtëpisë me Hoffenheimin. 2-1 fituan vendasit në “Veltins Arena” me gola të Keherer dhe Embolo, ndërsa për miqtë finalizimi i Kramaric vlejti thjesht për të ngushtuar rezultatin.

Në takimet e tjera Kolni barazoi 1-1 me Hannoverin, ndërsa Frieburgu mposhti 1-0 Werder Bremenin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...