Futboll

Asambleja e Zakonshme e FSHF-së, priten disa ndryshime

Po zhvillohet në hotel “Tirana Internacional” Asambleja e Zakonshme e Futbollit Shqiptar me praninë e të gjithë anëtarëve të saj. Në këtë Asamble  do të bëhet analiza e punës  mes dy asambleve, do të miratohen raportet financiare, pas auditimit përkatës, si dhe do të zyrtarizohen disa ndryshime në bazë të propozimeve të bëra, ku ndër më të rëndësishmit është propozimi për të drejtën televizive. Në këtë pikë, FSHF synon të bëhet pronare e vetme e saj, pa klubet.

Një tjetër ndryshim, që prek drejtpërdrejt klubet, është pagesa e lojtarëve. FSHF propozon që koha e shlyerjes së futbollistëve, sipas kontratave, të kalojë nga 3 muaj vonesë në vetëm 30 ditë. Nëse ky afat kalohet, atëherë klubi përkatës mund të penalizohet nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. Kjo e fundit mund të vendosë pastaj: paralajmërim, qortim, gjobë; pezullim i regjistrimit të lojtarëve të rinj (në nivel kombëtar, ose ndërkombëtar) për një ose dy periudha të njëpasnjëshme.

Asambleja e Zakonshme do të zyrtarizojë si anëtarë të saj edhe disa emra të rinj, si Shënkolli, Vora, Oriku, Internacional dhe Spartaku. Do të ketë edhe çregjistrime në këtë drejtim, për klube që ekzistojnë vetëm në letër, si Sukthi, Himara, Adriatiku Mamurras, Pojani, Poliçani, Bilisht Sport, Fieri, KS Vlora, Olimpik. Ato pritet të anëtarësohen pranë shoqatave rajonale përkatëse.

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency