Serie A

Asamoah: Nuk po e duroja dot Chiesën, rrëzohej pa e prekur

Dueli mes Ferderico Chiesës dhe Kwadwo Asamoah ishte një nga më interesantët gjatë sfidës së mbrëmshme mes Interit dhe Fiorentinës, të fituar nga zikaltrit me rezultatin 2-1.

Që të dy lojtarët u përplasën disa herë me njëri-tjetrin, teksa edhe në përfundim të takimit, moviola konstatoi se që të dy duhet të kishin lënë fushën e lojës me karton të kuq.

Kjo pasi djaloshi italian i Fiores u ndëshkua me karton të verdhë për një faull ndaj Asamoah dhe më pas u rrëzua të paktën tre herë në zonë, duke simuluar dhe meritonte kartonin e dytë të verdhë.

Ndërsa ganezi i Interit ndërhyri dy herë ashpër ndaj Chiesës, teksa në një rast u dënua me karton të verdhë, ndërsa në tjetrin u fal nga arbitri Mazzoleni.

Vetë Asamoah në përfundim të takimit komplimentoi talentin e Fiorentinës, por theksoi se ishte acaruar për faktin se Chiesa rrëzohej thuajse gjithmonë, pa pasur kontakt me kundërshtarin.

“Kam luajtur disa herë kundër Chiesës dhe është një djalosh shumë i talentuar, i shpejtë dhe teknik. Gjithsesi dje binte në tokë thuajse gjithmonë dhe pa pasur fare kontakt, ndaj kjo gjë më acaroi shumë dhe nuk po e duroja dot më”, u shpreh ganezi.

Asamoah vlerësoi edhe tre pikët e marra nga zikaltrit, ndërsa tregoi se vuan mungesën e një goli, por shpreson që ta gjejë sa më shpejt të jetë e mundur me fanellën e Interit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency