Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Asani: Sezoni i gjatë, Partizani ende në lojë për titullin

Jasir Asani ishte i përzgjedhuri i Partizanit për të folur në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes së fundjavës me Teutën. 22-vjeçari nuk mendon se Partizani ka dalë përfundimisht nga gara për titull, edhe pse diferenca me Skënderbeun është e konsiderueshme.

Titulli kampion

Është ende faza e dytë për t’u luajtur. Është shumë shpejt për të thënë që kampionati ka mbaruar për ne, pasi jemi duke u ringjallur dhe fitoret po vijnë. Besoj se mund ta arrijmë vendin e parë, pasi për ne nuk ka mbaruar kampionati dhe të gjitha ndeshjet janë finale. Të dielën luajmë ndaj Teutës dhe do të japim të gjithë maksimumin.

Forma në rritje

Kur erdha, ditët e para, nuk isha në formën time më të mirë dhe m’u desh pak kohë që të arrija kondicionin e duhur, por tani forma do të vijë duke u rritur. Ndihem shumë mirë dhe jam i kënaqur. Sulmuesi i Pelisterit? Kam luajtur kundër Lucas, e njoh dhe është superlojtar. Besoj se do të na bëjë punë, por tani për tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...