Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Asani: Së shpejti vendos të ardhmen time, pres ftesë nga Kombëtarja Shqiptare

Jasir Asani ishte një nga futbollistët që ka spikatur më shumë këtë sezon te Partizani, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitimin e titullit kampion.

Fantazisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ndërpreu festën për disa minuta, për t’iu përgjigjur pyetjeve nga emisioni “Zona Gol”, në Supersport, ku ishte në një lidhje direkte.

Një titull kampion edhe nën firmën tuaj, pasi keni shënuar më shumë se të gjithë te Partizani…
Jam shumë i lumtur që bëmë njē sezon mjaft të mirë dhe u shpallëm kampionë.

Ka qenë titulli një objektiv për ju, kur iu bashkuat Partizanit?
Patjetër dhe e kam thënë që në fillim se Partizani është për titull dhe këtë vit më vjen mirë që ia dolëm.

Do të vijoni te Partizani, apo jeni në pritje të ofertave nga jashtë?
Momentalisht jam lojtar i Partizanit, por kam oferta të cilat po i shqyrtojmë me klubin dhe shumë shpejt besoj do kemi të reja.

Më i vështirë titulli me Vardarin, apo ky me Partizanin?
Padiskutim që ky me Partizanin, pasi ishte një titull që klubi e priste prej 26 vitesh dhe kjo e bën të veçantë. Te Vardari kemi fituar titullin në një kohë kur skuadra dominonte, ndërsa këtu rivaliteti ishte jashtëzakonisht i madh.

Do luani me Shqipërinë apo me Maqedoninë e Veriut?
Kam pasur kontakte nga maqedonasit, por dëshira ime, ashtu si dhe e çdo shqiptari, është të vesh fanellën kuqezi. Tani shpresoj të më vijë sa më shpejt një ftesë nga Shqipëria.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...