Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Asensio “i fiksuar” për ëndrrën e fëmijërisë, paga në plan të dytë për fantazistin

Marco Asensio është një nga shtatë lojtarët që u përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe Real Madrid ka nisur punën për të gjetur gjuhën e e përbashkët, Situata me 27-vjeçarin është sa e veçantë aq edhe interesante, pasi mesfushori duket i bindur që të qëndrojë në Madrid. Edhe pse mesfushori nuk ka gjetur shumë hapësira këtë edicion, duke startuar vetëm 3 ndeshje si titullar, Real Madrd është një ëndërr fëmijërie për të dhe ai ka si qëllim që të gjejë besimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Presidenti Perez e tregoi dashurinë për Asnesion duke i ofruar një kontratë të re në javët e fundit të dhjetorit e tashmë i takon lojtarit të vendosë. Në anën tjetër, menaxheri i tij Jorge Mendes ka marrë disa oferta për lojtarin, por “Los Blancos” mbetet dëshira e parë e duket dhe e vetmja për futbollistin.

Asensio ka fituar tre herë La Liga-n, tri herë Superkupën e Spanjë, tri herë Champions League dhe po tri herë Superkupën e Europës, por 27-vjeçari nuk do të ndalet me kaq, do që të vijojë të kontribuojë për fanellën e “galaktikëve” dhe vështirë se në qershor do të marrë valixhet, edhe pse shumë klube mund t’i ofrojnë kushte shumë më të mira financiare, lojtari duket se do të ndjekë ëndrrën dhe jo paratë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...