Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Asgjë nuk ka mbaruar”, Spalleti: Nuk dua eufori nga lojtarët, përndryshe të rrinë në shtëpi!

Spalletti sqaron të ardhmen
Spalletti sqaron të ardhmen

Pas fitores së takimit të parë të raundit të 1/16-ave ndaj Eintracht Frankfurt me rezultatin 0-2, trajneri i Napolit, Spalletti ua ka bërë të qartë lojtarëve të tij të mos jenë euforik.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, tekniku u pyet: “Reali dhe Napoli dhuruan spektakël, a mundeni ju të shkoni përtej ccerekfinaleve?”

Lexo edhe:

Përgjigja e tij ishte shumë e prerë, ndërsa u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar përderisa ja ende edhe një ndeshje kthimi.

Spalletti u tregua i qartë, ndërsa u dha mesazh lojtarëve se të qëndrojnë me këmbë në tokë, përndryshe nuk do i lejojë të luajnë.

“Hej jo, duhet qetësi, shumë qetësi. Është një tjetër ndeshje për t’u luajtur për të kaluar raundin. Nëse futbollistët e mi mendojnë se e mbyllën kështu, nuk i lë të luajnë më. Euforia është defekti më i keq. Duke filluar të thuhet një gjë e tillë, truri mendon automatikisht dhe lehtëson atë që është profesionalizmi, dëshira për të shkuar e për të luftuar. Është e qartë që kemi dy gola diferencë, por asgjë nuk mjafton, ndeshjet janë përmbysur nga pikëpamja psikologjike dhe të gjithë jemi duke ndjekur, duke luftuar, më shumë seç duhet. Mënyra e të menduarit është e ndryshme. Patëm një garë të madhe, a do të mund ta përsërisim? Ne duhet, le të shohim nëse jemi në gjendje, të komandojmë kokën dhe të mos ju bëjmë të mendoni automatikisht.”-tha Spalletti.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...