Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Asist dhe gol, Valbuena i mohon fitoren Tottenhamit

Çfarë zhgënjimi për Tottenhamin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Championsit, në transfertë me Olympiacosin e Pireut. Skuadra londineze, finaliste e edicionit të kaluar, shpërdori epërsinë e dyfishtë arritur në pjesën e parë me golat e Harry Kane (26’ 11-m) dhe Lucasit (30’), pasi ekipi grek rikuperoi me finalizimet e Podence (40’) dhe Valbuenas (54’ 11-m).

Ish-futbollisti i Olimique Marseille dhe përfaqësueses franceze ishte vendimtar me paraqitjen e tij, pasi përveçse shënoi, ndihmoi me asist edhe në rastin e golit të parë të Olympiacosit.

Formacioni i drejtuar nga Mauricio Pochettino provoi me të gjitha mënyrat për të marrë fitoren, por Dele Alli dhe Lamela nuk i shfrytëzuan rastet që iu paraqitën.

Ndërkohë në Grupin A, Club Brugge – Galatasaray përfundoi në barazim pa gola.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...