Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Askush nuk beson më tek Allegri, as lojtarët! Habitem që drejtuesit flenë gjumë”

Juventusi ka probleme të shumta, ekipi po luan keq dhe po vuan për të mbërritur te rezultatet pozitive. Bardhezinjtë nuk i trembin më kundërshtarët, ndërkohë që irritimi i tifozëve dhe kërkesa e tyre e palëkundur për shkarkimin e Max Allegrit po bie në vesh të shurdhët.

Trajneri livornez vazhdon i qetë punën e tij, me drejtuesit e klubit nga Torino që janë të ndarë rreth mendimeve në lidhje me të ardhmen e Allegrit. Ish-legjenda e Juventusit, Marco Tardelli nuk është kursyer aspak në prononcimin e fundit në lidhje me gjendjen e “Zonjës”.

Nuk ka më kohë për të humbur. Më habit fakti që në klub nuk flet asnjë, drejtuesit nuk po ndihen. Komunikimi nga ana e klubit nuk ka qenë korrekt, njësoj edhe nga ana e Allegrit, i cili ka bërë disa deklarata jo të mira kundrejt lojtarëve.

Sigurisht që ata kanë fajet e tyre, por mendoj se edhe trajneri është fajtor. Koha po mbaron, ndërkohë që unë kam ndjesinë se lojtarët nuk besojnë me tek Allegri. Të njëjtën gjë mendoj edhe në lidhje me drejtuesit”, deklaroi Tardelli.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...