Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Askush si Kulusevski në Angli, Conte zbulon prapaskenën: E doja që kur isha tek Interi

Tottenham mposhti 5-1 Newcastle, siguroi suksesin e tretë radhazi në Premier League dhe vazhdon të jetë në garë për një biletë në Champions League. Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur ishin dy afrimet e Tottenham në merkaton e dimrit.

Dy lojtarët e ardhur nga Juventusi, janë përshtatur shumë mirë tek ekipi i Contes. I pari dhuroi asistin e golit të tretë ndaj “Qymyrxhinjve”, duke u ngjitur në kuotën e pesë asistimeve në Premier League. Impakt fantastik i Kulusevskit në ishull, teksa asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë shifër asistesh në Premier në një kohë kaq të shkurtër.

Conte është i kënaqur me rendimentin e 21-vjeçarit, të cilin e kërkoi edhe kur ishte trajner i Interit. “E doja në ekip kur drejtoja Interin, por Juventusi veproi më shumë shpejt dhe siguroi shërbimet e tij. Ndoshta ata kishim më shumë para se ne. Po flasim për një lojtar 21-22 vjeç.

Kulusevski duhet të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë, është i fortë fizikisht dhe ka teknikë të mirë. Mendoj se afrimi i tij është një blerje e shkëlqyer për klubin tonë, për të tashmën dhe të ardhmen, është realisht një futbollist shumë i fortë.

I tillë është edhe Rodrigo Bentancur. E kam thënë gjithmonë që me këta dy lojtarë, edhe pse humbëm 4 të tjerë në merkaton e janarit, kontingjenti ynë është më i kompletuar dhe i ekuilibruar”, deklaroi Conte.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...