Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Askush si Shaqiri, rekord botëror për sulmuesin shqiptar

Xherdan Shaqiri ishte autor i një goli shumë të bukur në ndeshjen mes Skocisë dhe Zvicrës. Sulmuesi me origjinë shqiptare i dha një pikë përfaqësueses helvede, duke i rritur mundësitë e kualifikimit për në fazën tjetër të Euro 2024. Megjithatë, realizimi i minutës së 26 ishte tepër i veçantë për sulmuesin.

Por, me golin e shënuar, 32-vjeçari bëhet i pari lojtar në historinë e futbollit që arrin të shënojë në 6 turne të mëdhenj radhazi. Shaqiri ka shënuar në Kupën e Botës 2014, në Euro 2016, në Botërorin e 2018, në Euro 2020, në Kupën e Botës 2022 si dhe në eventin aktual.

Lexo edhe: 

Një rekord i pabesueshëm për Shaqirin, që pasi ka arritur që në 10 vitet e fundit të lërë gjurmë gjithnjë me përfaqësuesen e Zvicrës në finalet e eventeve madhore. Shaqiri është një nga lojtarët më të rëndësishme të skuadrës helvete, teksa numëron 123 ndeshje dhe 31 gola.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....