Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Asllani fenomen, logjikon si një 30-vjeçar! Driblonte me tabaka në duar, do mësojë nga Brozovic”

Cristiano Filippi ishte trajneri i parë i Kristjan Asllanit te Butese. Mesfushori shqiptar është transferuar tek Interi. 20-vjeçari po bën mirë në miqësoret me nënkampionët e Italisë, teksa ka gjetur edhe golin e parë me ekipin e ri.

Në një prononcim për mediet italiane, Filippi nuk i kursen komplimentet për lojtarin e talentuar shqiptar. Ai kujton detaje interesante nga e kaluara, teksa ka bindjen se puna me Marcelo Brozovic do e ndihmojë shumë Asllanin.

Ishte vetëm pesë vjeç, por që atëherë dallohej se kishte cilësi të veçanta futbollistike. Ju kujtohet goli i tij i parë në Serie A ndaj Interit? Me ne ishte i vogël kur dribloi 3-4 kundërshtarë dhe tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme.

Nuk ishte aspak e lehtë të shënonte një gol të tillë në moshë aq të re. Pas një sërë fitoresh, kundërshtarët filluan të fokusoheshin tek Asllani. Ata përpiqeshin ta bllokonin duke thirrur fëmijë të vitit 2001, e ndoshta edhe të vitit 2000.

Por ai nuk e kishte problem një gjë të tillë, nuk i interesonte fare. Teknika e tij ishte gjithmonë vendimtare, aq sa Kristjani shënonte çdo të diel.

Unë kisha një biznes timin, një lokal. Kristjani luante që i vogël aty pranë me fëmijët e tjerë. Gjithmonë e ndiqja me kujdes. E shihje gjithë ditën me top duke xhongluar e dribluar djemtë e tjerë.

 

Në një rast arriti të driblojë me një tabaka mbi duar brenda lokalit… Dua të theksoj gjithashtu se ai u rrit në një familje serioze. Shokët e tij uleshin të flinin më vonë se ai, ndoshta edhe pas mesnate.

Ai nuk e bënte kurrë, ai flinte herët për t’u përgatitur sa më mirë. Ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Edhe tani, po të flasësh me të, do të keni përballë një djalë normal në të 20-t, por që mendon sikur të jetë 30 vjeç.

Asllani është fenomen, ju nuk ja keni idenë se çfarë vizioni dhe inteligjence taktike ka ai. Do të mësojë shumë nga Brozovic. Unë mendoj se mund të luajnë të dy së bashku, do ketë ndeshje kur do i shohim krah njëri-tjetrit”, përfundoi Cristiano Filippi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...