Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

“Asllani fiton çdo dyluftim, Bajrami çorienton mesfushën e Interit”, ja notat e futbollistëve kuqezi

Nedim Bajrami konfirmon momentin e tij mjaft të mirë sërish në Kupën e Italisë, teksa erdhi nga stoli në ndeshjen ndaj Interit dhe firmosi barazimin e përkohshëm 1-1 në “San Siro”.

Fantazisti shqiptar gjeti rrjetën pas një asisti të shqiptarit tjetër, Kristjan Asllani, teksa edhe njëherë konfirmoi se është ai lideri i skuadrës toskane, që çoi ndeshjen në shtesë, por nuk shmangu eliminimin ndaj zikaltërve.

Nedim Bajrami u vlerësua me notën 7.5, teksa në përshkrimin e lojës së tij thuhet: Klas dhe prekje të një niveli mjagt të lartë. Lëviz mes linjave dhe çorienton mesfushën e Interit, teksa spikat edhe me disa pasime mjaft të bukura, e sidomos me golin e barazimit.

Një ndeshje mjaft të mirë bëri edhe mesfushori i shpresave kuqezi, Kristjan Asllani, i cili luajti 97 minuta dhe asistoi për Bajramin në golin e parë të Empolit.

“Lufton pa pushim dhe vrapon thuajse gjithmonë. Fiton shumë dyluftime dhe bëhet shumë i rrezikshëm kur spostohet në të majtë. Decizive prekja që solli asistj për golin e Bajramit”, thuhet në vlerësimin për Asllanin, që mori notën 7.

Në minutën e 85-të në fushë zbriti edhe mbrojtësi i kombëtares, Ardjan Ismajli, që gjithsesi nuk arriti të bëjë diferencën dhe të ndihmojë Empolin në ruajtjen e avantazhit.

Video/ “Shqiponja kuqezi” fluturon në San Siro, Bajrami i shënon Interit një gol të gjithin shqiptar!

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...