Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Asllani gati për hapin e madh, zbulohet oferta zyrtare e Interit

Kristian Asllani është drejt transferimit tek Interi. Për shërbimet e mesfushorit të talentuar nga Elbasani interesohen edhe kampionët e Milanit, por 20-vjeçari është bindur nga oferta e klubit zikaltër.

Drejtuesit e Interit kanë arritur akordin me agjentin dhe lojtarin e kombëtares shqiptare, teksa tani po punojnë për të siguruar marrëveshjen përfundimtare me Empolin.

Gianluca Di Marzio raporton se 19 herë kampionët e Italisë ofrojnë 9.5 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili sezonin e kaluar regjistroi 26 ndeshje, duke shënuar një gol, që ishte i pari për të në Serie A, pikërisht ndaj Interit në “San Siro”.

Asllanit i janë plotësuar kërkesat personale, ndërkohë që është shumë afër edhe arritja e akordit me Empolin. Simone Inzaghi ishte ai që insistoi për afrimin e Asllanit, i cili cilësohet si zëvendësuesi perfekt i kroatit Brozovic.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...