Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Asllani në lot për golin historik të humbur, D’Ambrosio me shokë e ngushëllojnë (video)

Kristjan Asllani shpërthen në lot në përfundim të ndeshjes Barcelona – Inter 3-3. Në fakt, zikaltrit ishin të gjithë në festë për një barazim që me shumë mundësi do të vlejë kualifikimin, sepse skuadrës së Inzaghit do t’I mjaftojë fitorja e mundshme me Plzenin për të vijuar në fazë ne 1/8-ave të Championsit, por jo Asllani, që gaboi përpara Ter Stegenit (nuk pasoi për shokun e skuadrës që thjesht do të shtynte topin në rrjetë) golin që do t’i jepte kualifikimin skuadrës së tij, pa pritur se çfarë do të ndodhë në dy sfidat e fundit.

Emocionet janë të forta, madje ndoshta të papërballueshme për një futbollist të ri të lindur në vitin 2002, i cili u hipnotizua nga Ter Stegen. Asllani e di që ai goli I munguar do të thoshte kualifikim dhe do ta fuste në histori.

Pikërisht për të “tharë” lotët e futbollistit shqiptar ndërhyn e gjithë skuadra. Në fillim D’Ambrosio (pastaj të tjerët) shkon ta përqafojë. Kjo është, në fakt, fryma e grupit që e bën një skuadër të ecë përpara.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...