Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Asllani titullar pas titullit, mesfushori kërkon konfirmimin me Inter

Pas festimeve te jashtëzakonshme për titullin, me mbi 300 mijë tifozë që mbushën Duomon për titullin e dytë, Inter rikthehet në fushë me Asllanin titullar. Media italiane bën të ditur se mesfushori i kombëtares do të jetë mes 11-shes fillestare në fushë këtë të shtunë në transfertën me Sasuolon, duke regjistruar prezencën e tij të pestë si titullar në këtë sezon të Serie A.

Inzaghi do të aplikojë një rotacion në masë në këtë takim, i vetëdijshëm për ngarkesën e madhe të titullarëve fiks, çka rrit edhe më tepër përgjegjësinë për Asllanin që i duhet të bëjë mirë edhe në një skuadër ku nuk do të jetë ai i vetmi nga të ashtuquajturat linja të dyta që do të jetë në fushë, e për më tepër në një rol vendimtar për ekuilibrat dhe lojën e skuadrës, në regjinë e Inter.

Lexo edhe:

Natyrisht një mundësi për t’u shfrytëzuar kjo për Asllanin, që në kabinën e regjisë do t’i duhet të drejojë orkestrën zikaltër, ku mbrojtja pritet të formohet nga Bisseck, De Vrij e Bastoni, në mesfushë veç tij do të jenë dhe Barella, Fratessi, Dimarco e Darmian, ndërsa në sulm pritet të luajë Lautaro dhe Arnautovic.

Inzaghi kërkon të shfrytëzojë takimet e mbetura për të sinkronizuar lojtarët që kanë luajtur më pak me mekanizmat e skuadrës në këndvështrim të sezonit të ardhshëm, me Asllanin që i gjendur gati sa herë që është thërritur në mision këtë sezon, është një nga elementët që konsiderohen me shumë vlerë te Inter për të ardhmen.

Lexo edhe:

Gjithsesi pavarësisht se Inter i ka mbyllur llogaritë me kampionatin, për tifozët zikaltër dhe ndoshta edhe për skuadrën transferta me Sassuolon konsiderohet një lloj revanshi pasi Sassuolo që në vendin e parafundit, luan një nga ndeshjet e fundit për mbijetesën, është e vetmja skuadër që ka mposhtur Interin në kampionat, në fazën e parë duke krijuar ndoshta momentin më delikat në shtëpinë e Inter në rrugëtimin drejt titullit.

Sassuolo – Inter do të transmetohet drejtpërsëdrejti këtë të shtunë duke nisur nga ora 20:45 në SS2.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....